Shqip  | English DHURO |KONTAKT  |  DYQANI

Fundjave Ndryshe
  • RRETH NESH
    • MISIONI
    • EKIPI
  • LAJME
  • PËRFSHIHU
  • PROJEKTE
  • FOTO GALERI
  • DIASPORA
  • PARTNERET
  • VULLNETAR
  • |
  • DHURO
  • RRETH NESH
    • MISIONI
    • EKIPI
  • LAJME
  • PËRFSHIHU
  • PROJEKTE
  • FOTO GALERI
  • DIASPORA
  • PARTNERET
  • VULLNETAR
  • |
  • DHURO
01/03/2018

Lajm i mirë për Zef Tuçin, së shpejti përfundon rikonstruksioni i shtëpisë

E kush nuk e mban mend rastin e Zef Tuçit, kryefamiljarit të sëmurë me kancer, që jeton në Rrëshen në kushte të mjera. Pesë persona në familje, Zefi jetonte mes skamjes e sëmundjes, me vetëm 140 mijë lekë të vjetra në muaj.

Sot fondacioni “Fundjavë Ndryshe” së bashku me emisionin investigativ “Stop” kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të bukur Zefit në spital.

Gazetarja e emisionit sqaroi se Zef Tuçi është transferuar në Spitalin Onkologjik për një trajtim më të specializuar. Zefi vizitohet nga disa vullnetarë dhe është shumë i kënaqur me trajtimin në spital.

Koordinatori i “Fundjavë Ndryshe”, Shkëlzen Krajku tha se “Zefit i ka filluar rikonstruksioni i plotë i shtëpisë, kështu që jemi në rrugë të mbarë, ecuria e punimeve është shumë intensive. “Fundjavë Ndryshe” bashkë me shqiptarët dhe emisionin “Stop” kanë nisur shtëpinë tënde të re.”

Gjithashtu, Zefit i janë dhënë disa kontribute nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Zefi është shumë i gëzuar nga surpriza dhe bën një urim për të gjithë ata që e kanë ndihmuar, “Ju falenderoj shumë, ju a pruftë zoti mbarë dhe mos të sëmureni kurrë.”

Fundjave Ndryshe Stop Zef Tuçi
Previous StoryKisha e Jezu Krishtit e SHMD i jep Fundjavë Ndryshe çmimin “Vlerat Familjare”
Next Story“Opinion” dhe “Fundjavë Ndryshe” i ndërtojnë shtëpinë familjes Biçaku

Te lidhura

  • 66
    Histori frymëzimi! Ja si mori fund vuajtja e gjashtë motrave jetime nga Kukësi
  • ddd
    Emocionuese/ Shtëpia e re e familjes Sorra

Latest Posts

  • sss
    3 Vjet Fundjavë Ndryshe, emocion dhe solidaritet! E martë, 8, Jan
  • 2
    Presidenti Meta i bashkohet Fundjavë Ndryshe në dhurimin e gjakut   E martë, 18, Sht
  • 111
    Bëhu pjesë e fushatës “Dhuro një çantë” E enjte, 6, Sht
  • 1
    Raporti i aktiviteteve të Fundjavë Ndryshe në dy muajt e fundit E shtunë, 16, Qer
  • 1
    Ramazani/ Fundjavë Ndryshe dhe Dine Hoxha shtrojnë iftar për 500 besimtarë E shtunë, 9, Qer

KUSH JEMI

  • EKIPI
  • SHTYPI PËR NE
  • KONTAKT

ÇFARË BËJMË

  • MISIONI
  • PËRFSHIHU
  • PROJEKTE
  • FOTO
  • LAJME
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Legal Status of Organization: Non-profit | Place of registration of the organization, Tirana District Court

Contact : Tel: 00355 68 808 9999
E-mail: [email protected]

NA GJENI NË

Fundjave Ndryshe - Developed by Aplikacione.com
Abonohu
WhatsApp Kontakto me FFN