Përfshihu

donatte

Dhuro

Të gjithë mund të bëhen pjesë e Fundjavë Ndryshe duke dhuruar diçka. Mjafton një buzëqeshje, disa orë nga dita juaj, rrobat që nuk i vishni më ose disa artikuj ushqimorë për të shkuar tek njerëzit në nevojë dhe për tu dhënë atyre disa çaste lumturie. Ka disa emocione të cilat nuk përshkruhen me fjalë, prandaj ne ju ftojmë të bashkoheni me ne.

“Askush nuk është varfëruar nga bamirësia. Çdo kontribut i juaji bën të mundur ndryshimin e jetës së një njeriu.”

BËHU
VULLNETAR

Të kalosh kohën me njerëzit në nevojë është një zgjedhje personale, që domosdoshmërish duhet të burojë nga zemra. Vullnetarizmi është një vlerë që lartëson qenien njerëzore. Çdo ditë shohim që të rinj e të reja na bashkohen me dëshirën për të bërë mirë dhe kjo na motivon për të bërë më shumë vepra të mira. Gjëja më e rëndësishme që ne kemi është koha. Kur marrim pjesë në aktivitete vullnetare të cilat i shërbejnë shoqërisë, koha jonë merr një tjetër vlerë.

22
11 (1)

FESTO DITËLINDJEN

Familjet në nevojë jo gjithmonë kanë mundësi të festojnë ditëlindjet e fëmijëve të tyre, e as të organizojnë festa për ta. Prandaj shumë bamirës dhe vullnetarë vendosin të organizojnë ditëlindjet e tyre, për t’i bërë këta njerëz të lumtur. Mund të bashkohesh edhe ti në ideimin e këtyre organizimeve, mjafton të bëhesh pjesë e nismës Fundjavë Ndryshe.

NJIHU MË SHUMË ME FUNDJAVËNDRYSHE

NA NDIQNI NË FACEBOOK

NA NDIQNI NË TWITTER

ABONOHUNI ME E-MAIL

ABONOHU