RRETH NESH

foto-about-us-

SI LINDI FUNDJAVË NDRYSHE?

“Fundjavë Ndryshe” është nisma më sociale e bamirësisë në Shqipëri, e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria dhe duke udhëhequr të rinjtë drejt realizimit të veprave të mira. “Fundjavë Ndryshe” është themeluar më 27 tetor 2015 nga Arbër Hajdari, i cili është vetëm 24 vjeç, studion drejtësi dhe konsiderohet si një model për të rinjtë shqipëtarë. “Fundjavë Ndryshe” është tashmë një histori suksesi në vendin tonë.

“Fundjavë Ndryshe” ushtron veprimtarinë e saj në gjashtë qarqet më të varfra të Shqipërisë. Ne vizitojmë familjet në nevojë, verifikojmë problemet e tyre dhe regjistrojmë rastet dhe nevojat përkatëse. Paralelisht ne kontaktojmë biznese, kompani, shkolla, qytetarë dhe u tregojmë atyre këto raste, duke lidhur kështu njerëzit në nevojë me grupin tjetër të shoqërisë.

Deri tani kemi nënshkruar marrëveshje me spitalet më të mëdha në Shqipëri, kompani të mëdha, shkolla, studio ligjore dhe biznese, për tju siguruar familjeve në nevojë ndihmën mjekësore falas, i kemi ndërtuar shtëpi të reja ose rindërtuar shtëpitë aktuale, i ndihmojmë për edukimin e fëmijëve të tyre përmes bursave, u kemi ofruar konsulencë ligjore falas si dhe ndërmjetësim me bizneset për punësimin e tyre. Ne e kemi shtrirë veprimtarinë tonë në pesë fusha të rëndësishme të shoqërisë sonë; arsim, shëndetësi, drejtësi, strehim dhe punësim.

• Në fushën e arsimit, “Fundjavë Ndryshe” ka organizuar trajnime edukative për fëmijët në nevojë. Janë shpërndarë bursa për studentë të shkëlqyer që vijnë nga familjet e varfra dhe janë realizuar disa ekspozita pikture për fëmijët e talentuar. Cdo shtator është organizuar një fushatë, “Dhuro një çantë shkolle”. “Fundjavë Ndryshe” gjithashtu kujdeset për gjendjen emocionale të fëmijëve duke organizuar aktivitete argëtuese për ta.

• Fusha shëndetësore është më e ndjeshme. Ka shumë njerëz në nevojë në Shqipëri që janë të sëmurë dhe kurrë nuk janë vizituar nga një mjek në jetën e tyre. Kur vizitojmë familjet në nevojë, përpiqemi t'i bindim këta njerëz që të shkojnë në spital dhe të bëjnë kontroll. Ne plotësojmë formularët për çdo familje dhe i lidhim me shërbimin që u nevojitet, duke ju dhënë mundësinë të realizojnë operacione të kushtueshme ose blerjen e barnave të nevojshme.

• Drejtësia. Mungesa e informacionit është burim i shumë abuzimeve me njerëzit në nevojë. Institucionet, kompanitë, bizneset dhe njerëzit e tjerë abuzojnë me njerëzit në nevojë për shkak të mungesës së informacionit për atë që ata meritojnë dhe çfarë kanë nevojë. Ata punojnë pa sigurime shoqërore, nuk marrin ndihmën ekonomike dhe kanë shumë probleme me dokumentet e shtëpive të tyre. Ne kemi ndërhyrë edhe në këtë fushë. Shumë vullnetarë që kanë studiuar drejtësi, ofrojnë këshillimin e tyre ligjor falas. Deri tani kemi arritur të zgjidhim shumë probleme, por kemi gjithashtu shumë punë për të bërë.

• Strehimi është një nga veprimtaritë më të rëndësishme të “Fundjavë Ndryshe”. Kemi parë shumë familje që jetojnë në kushte cnjerëzore. Për pothuajse tre vjet, ne kemi ndërtuar dhe restauruar 118 shtëpi për familjet në nevojë.

• Ne mendojmë se zgjidhja më e shpejtë për ti nxjerrë këta njerëz nga varfëria është punësimi. Ne jemi duke bashkëpunuar me biznese të ndryshme në Shqipëri, për t'i lidhur ata me njerëzit në nevojë dhe për t'u siguruar një punë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ushqejnë familjet e tyre.

• 1100 aktivitete të realizuara
• 12400 familje në nevojë të vizituara në të gjithë Shqipërinë
• 75.000 pako me ndihma ushqimore nga 15 kg
• 118 shtëpi të ndërtuara dhe të restauruara
• 450 bursa për studentë të shkëlqyer
• 13000 çanta shkolle për fëmijët në nevojë
• 5 ndërhyrje kirurgjikale
• 35 fushata për dhurimin e gjakut
• 18.000 libra për familjet në nevojë
• 874 pajisje elektroshtëpiake
• 4800 shpendë të shpërndara
• 470 kafshë shtëpiake të shpërndara
• TOTALI: 4 milionë euro të qarkulluara

Një dokumentar i shkurtër për një vjetorin e Fundjavë Ndryshe

Arritjet

20180109-_LUS8196

Presidenti i Republikës së Shqipërisë nderoi “Fundjavë Ndryshe” me titullin “Për merita të veçanta civile” si shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në shoqëri. Në një periudhë të shkurtër kohore “Fundjavë Ndryshe” ndihmoi dhe u dha shpresë shumë familjeve në nevojë, duke ndërtuar ura komunikimi mes tyre dhe bamirësve të ndryshëm.

20180109-_LUS8202

Kjo ceritifikatë i është dhënë z.Arbër Hajdari nga “Instituti i Fëmijëve që Nuk Shikojnë” për kontributin e “Fundjavë Ndryshe” në zhvillimin e procesit mësimor.

20180109-_LUS8203

“Partners in Albania” i dha një certifikatë vlerësimi “Fundjavë Ndryshe” për ndihmën e dhënë për familjet dhe njerëzit në nevojë dhe aktivitetin vullnetar që inkurajon solidaritetin dhe humanizmin në Shqipëri.

20180109-_LUS8198

Gjatë hapjes së zyrave të “Fundjavë Ndryshe në New York, asambleja e New York e vlerësoi punën e organizatës si një shembull i nismave të shoqërisë civile, si dhe për programet vullnetare, në bazë të së cilave është dhënë një ndihmë e madhe për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.

20180109-_LUS8191

Kjo medalje është dhënë nga kryetari i bashkisë z.Erion Veliaj për z.Arbër Hajdari, për kontributin e tij në shoqëri, dukë qenë një model për të rinjtë shqiptarë si dhe themeluesi i nismës më të madhe të bamirësisë në Shqipëri.

20180109-_LUS8193

Ky çmim i është dhënë Arbër Hajdarit nga "Dhoma e Tregtisë" për kontributin e veçantë për njerëzit në nevojë nëpërmjet Fundjavë Ndryshe.

Screen Shot 2018-03-05 at 10.14.44 AM

Për të trembëdhjetin vit radhazi, Top Channel organizoi një sondazh në faqen e tij zyrtare. Fitues si personazhi i vitit 2017 është “Fundjavë Ndryshe”, që me aksionin e saj bamirës u është gjendur pranë familjeve në nevojë.

_LUS8148

Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha e SHDM-Mormonët) i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017.