111

Bëhu pjesë e fushatës “Dhuro një çantë”

Për të tretin vit rradhazi Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” startoi fushatën e mbledhjes së çantave të shkollës për fëmijët në nevojë, fushatën “Dhuro një çantë”. Çdo kush që ka dëshirë t’i dhurojë një çantë një prej fëmijëve të familjes së madhe Fundjavë Ndryshe mund të bëhet lehtësisht pjesë e këtij organizimi. Ti mund të dhurosh çantën […]

66

Histori frymëzimi! Ja si mori fund vuajtja e gjashtë motrave jetime nga Kukësi

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”,  mori përsipër të ndihmonte 6 motra jetime, të cilat fatkeqësisht kishin humbur edhe nënën edhe babanë. Sikur të mos mjaftonte kjo ato jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike. Që nga dita kur ato humbën nënën e tyre, gjashtë vajzat humbën edhe kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar […]

shkoder

Fundjavë Ndryshe hap qendrën e saj të re në Shkodër

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” inaguroi sot qendrën e re në qytetin e Shkodrës. Vullnetarë të fondacionit ishin të pranishëm në ceremoninë e inagurimit. Kjo qendër i shtohet të tjerave të hapura në Pogradec, Durrës, Elbasan, Vlorë, Dibër dhe sigurisht me korpusin qendror në Tiranë. Drejtori i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, ftoi të gjithë të rinjtë, por […]

ddd

Emocionuese/ Shtëpia e re e familjes Sorra

Të gjithë ne e mbajmë mend rastin prekës të familjes Sorra, të cilët jetonin në kushte ekstreme. Babai i sëmurë nga kanceri, tre fëmijët e vegjël plot ëndrra dhe shpresë në sytë e tyre dhe nëna që mbante gjithë barrën e familjes. Pas publikimit të tyre në emisionin “STOP” erdhi reagimi i papritur dhe i […]

U digjet shtëpia, familja Huqi apelon për ndihmë

Familjes Huqi iu dogj shtëpia, fatkeqësisht kryefamiljari i paralizuar që gjendej brenda në banesë ndërroi jetë , duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij gjashtë dhe katër vjeç. Familja e pashpresë, apelon për ndihmë. Fundjavë Ndryshe gjendet pranë tyre në këto momente dhe ka marrë përsipër rregullimin e shtëpisë dhe çdo shqetësim tjetër. […]

11

Dhuro gjak për fëmijët talasemikë, shpëto jetë!

Ju mirëpresim ditën e dielë datë 15 Prill në dhurimin vullnetar të gjakut në qendrën e Fundjavë Ndryshe. Këtë akt bamirës mund ta kryejë çdo person nga mosha 18 – 60 vjeç i cili gëzon shëndet të plotë dhe nuk trajtohet aktualisht me medikamente. Sugjerohet një vakt i lehtë jo më pak se 30min përpara […]

DASH mirëpret “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari mes liderëve më të rinj botërorë

Drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari përfaqëson Shqipërinë në programin e Vizitorit Udhëheqës Ndërkombëtar (IVLP) për “Vullnetarizmin dhe Veprimin Qytetar.” Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë. Gjithashtu në këtë faqe janë postuar tre foto të takimeve që Arbër Hajdari ka marrë pjesë. Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, është ftuar […]

22

Lot gëzimi në familjen e Zef Tuçit, inagurohet shtëpia e re

Jeta i ka treguar Zef Tuçit dhe familjes së tij një anë të shndërritshme, pas shumë e shumë vuajtjesh, mes dhimbjes, mjerimit dhe skamjes. Sot ka ndryshuar gjithçka për familjen e Zefit, pasi fondacioni “Fundjavë Ndryshe” së bashku me emisionin investigativ “Stop” i kanë ndërtuar shtëpinë e re. Drejtuesi i  fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari […]

hh

Bamirësit e familjes Biçaku

Familja Biçaku është një nga rastet më ekstreme që Fundjavë Ndryshe ka trajtuar gjatë misionit të saj. Sensibilizimi ishte i menjëhershëm, dhe për këtë ne falenderojmë të gjithë shqiptarët që u bashkuan në kauzën tonë. Më poshtë është lista e plotë e bamirësve, faleminderit të gjithëve! Të gjithë bashkë mundemi. Shqiptarët për shqiptarët! Bamirësia nuk […]

ff

“Opinion” dhe “Fundjavë Ndryshe” i ndërtojnë shtëpinë familjes Biçaku

Katër muaj më parë, emisioni “Opinion” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndërmorën një nismë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për të ndihmuar familjen Biçaku. Kjo familje jetonte në kushte të varfërisë të tejskajshme mes sëmundjeve, mungesës së një shtëpie, pamundësisë për t’u ushqyer dhe për t’u shkolluar. Për shkak të problemeve shëndetsore, asnjë anëtar i kësaj […]

111

Kisha e Jezu Krishtit e SHMD i jep Fundjavë Ndryshe çmimin “Vlerat Familjare”

Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha e SHDM-Mormonët) i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017. Ky event u organizua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ditën e shtunë datë […]

1

Familja Sorra/Samir Mane i gatshëm të ndërtojë shtëpinë

Familja Sorra në njësinë administrative në Kashar, jeton në kushte shumë të vështira. Fundjava Ndryshe dhe emisioni Stop kanë evidentuar rastin e kësaj familje, ndërsa kanë shprehur gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë kësaj familje, e cila jeton në kushte shumë të vështira. Familja Sorra merr 60 mijë lekë në muaj, ndërsa 37 […]

4

Besi dhe Xhensila i bashkohen “Fundjavë Ndryshe”

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vendosën të kalonin fundjavën duke bërë bamirësi. Dy artistët e mirënjohur iu bashkuan fondacionit “Fundjavës Ndryshe” dhe ndihmuan një familje të varfër në Kashar.Besi, Xhensila dhe “Fundjavë Ndryshe” ishin në familjen e Ferit Sorrës, i cili mes halleve të shumta nuk i siguron dot fëmijëve as ushqimin. Kryefamiljari është prej […]

1

Consulcesi dhuron një makinë për “Fundjavë Ndryshe”

Consulcesi, një partner strategjik i “Fundjavë Ndryshe” dhuroi për nismën këtë makinë në mënyrë që aktiviteti i bamirësisë të shtrihet në zonat më të thella të vendit, për të qënë sa më afër atyre që kanë nevojë. Duke qenë një kompani dhuruese shumë aktive, Consulcesi është njohur nga afër me domosdoshmërinë e një automjeti për […]

11

“Fundjavë Ndryshe” merr një dhuratë nga bamirësit e saj

Bamirësit e “Fundjavë Ndryshe” kanë bashkuar forcat e tyre për t’i dhuruar fondacionit një mjet për transportimin e të mirave materiale te njerëzit në nevojë. Duke u njohur nga afër me procesin e punës së nismës “Fundjavë Ndryshe”, bamirësit kanë konstatuar se për shpërndarjen e orendive shtëpiake në zona të largëta fondacionit i nevojitej domosdoshmërish […]

Fundjavë Ndryshe nis procesin e zgjerimit

Fundjavë Ndryshe nis zgjerimin e aktivitetit në qarqet e Beratit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Kukësit, Lezhës dhe Shkodrës, për t’i ardhur më pranë njerëzve në nevojë. Kemi konstatuar se është e domosdoshme hapja e qendrave të Fundjavë Ndryshe. Kriteret për individët janë: Të jenë nga mosha 18-25 vjeç Të jenë të pajisur me lejë drejtimi Të […]